SHBA hap kinematë, filmi i parë që do të transmetohet


SHBA hap kinematë, filmi i parë që do të transmetohet

10:49 22/08/2020

Për t’iu shmangur një falimentimi të mundshëm disa prej kinemave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa qytete të mëdha do të rihapen.

Sipas asaj që raporton Reuters kinematë pritet që të ofrojnë çmime të ulëta për biletat dhe kokoshka me zbritje, por gjithnjë nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë.

Teatrot do të qëndrojnë të mbyllura, megjithatë, në disa prej kinemave më të mëdha në Los Angeles dhe New York zyrtarët vendas thonë se rreziku i koronavirusit mbetet shumë i lartë për të rifilluar.

AMC, zinxhiri më i madh i kinemasë në botë do të hapin dyert në qytete përfshirë Atlanta dhe Chicago duke filluar nga java e ardhshme.

Debati për rifillimin e punës dhe transmetimin e filmave vijon të mbetet i nxehtë. Kinematë dhe teatrot në mbarë botën u mbyllën pesë muaj më parë, duke shkatërruar biznesin e filmit dhe duke lënë dhjetëra mijëra njerëz pa punë. Shumë kinema në Kinë dhe Evropë u rihapën gjatë këtyre muajve.

Autoritetet kanë bërë të ditur që njerëzve do t’ju matet temperatura në hyrje, do të duhet të dezinfektojnë duart përpara se të ulen në karriget e kinemave, maska po ashtu do të bëhet e detyrueshme dhe do të hiqet vetëm në rastet kur konsumohet ushqim ose pije.

Ndërkaq për të mos lejuar grumbullime, kinematë do të punojnë me gjysmën e kapaciteteve. Thriller i Russell Crow “Unhinged”, i cili ka dalë së fundmi  do të jetë i pari film që do të transmetohet në kinematë amerikane.

Operatorët po planifikojnë të hapin më shumë kinema për debutimin e filmit  amerikan “Tenet” në datën 3 shtator të regjisorit Christopher Nolan , një film me një buxhet mjaft të madh. 

Klan Plus






Të ngjashme