Zjarri shkrumbon magazinën, lëndohet pronari
Një magazinë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Muriqan të Elbasanit.
Në përpjekje për të shuar zjarrin është lënduar lehtë edhe pronari i magazinës, gjendja e të cilit nuk paraqet rrezik për jetën.
Brenda magazinës kishte bagëti dhe bazë ushqimore.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet. /tvklan.al