TV Klan blen të drejtën ekskluzive të Champions League nga UEFA – (9 Shtator 2000)


TV Klan blen të drejtën ekskluzive të Champions League nga UEFA – (9 Shtator 2000)

16:39 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Intervistë me përfaqësuesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Sulejman Starova për blerjen e të drejtave të ndeshjeve të Champions League nga TV Klan.

Gazetari:- Zoti Starova, a jeni njohur me blerjen e të drejtave televizive ekskluzive të Champions League për këtë sezon nga TV Klan?

Sulejman Starova:- “Sigurisht ndeshjet e Champions League, që janë ekskluzive të UEFA-s, transmetoheshin nga të gjithë kanalet televizive shtetërore dhe private të Shqipërisë. Ishte një paradoks për to sepse dihet që në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo gjë. Kuptohet ne jemi një vend në tranzicion dhe disa televizione janë me licencë e disa jo dhe kjo është jo vetëm për sportin por edhe për transmetime të tjera që ndodhin në televizionet tona. FSHF mori ekskluzivitetin e Champions League dhe shumë shpejt TV Klan ishte i vetmi që iu përgjigj thirrjes për të blerë këto ndeshje, pra ishte i gatshëm për të bërë një kontratë. Më pas përfaqësuesit e TV Klan morën kontakte me UEFA-n, nënshkruan një kontratë dhe tashmë ekskluziven e Champions League, e ka TV Klan”.

Gazetari:- Duke iu referuar praktikës së deri sotme të piraterisë, a mendoni se kjo blerje prej afro 300 mijë dollarësh, që është bërë nga TV Klan në mënyrë ekskluzive të Champions League, do të rrezikohet nga transmetimet e tjera pirate të televizioneve të tjera që ndodhen në Shqipëri? 

Sulejman Starova:- “Mendimi im personal, jo zyrtar është se ka mundësi që kjo të respektohet për faktin sepse të gjithë televizionet e tjera do të bëhen koshiente, që duhen paguar para për të realizuar këtë ekskluziv, por sigurisht prapë mendoj, që me ndihmën edhe të shtetit, në rast se do të ketë ndonjë problem të tillë besoj se do të zgjidhet dhe kam bindjen se kjo do të respektohet”./tvklan.al  






Të ngjashme