PS deklaratë për incidentin ndaj Makbule Çeços në Lazarat – (9 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kryesia e Partisë Socialiste ka fajësuar Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Berisha, për incidentin në Lazarat, ku ishte e pranishme zëvendës kryeministrja Makbule Çeço. Pas mbledhjes së kryesisë sekretari Luan Rama tha, se Berisha me këto akte synon të kompromentojë procesin elektoral.
Luan Rama:- “Është një incident apo një provokacion periferik i qëllimshëm, i komanduar dhe dirigjuar nga keqbërësi tradicional Berisha, i cili pasi dështoi me incidentin e vetë organizuar në Peshkëpi me zonjën Topalli, që siç rezulton, janë anëtar të PD ata që e krijuan situatën atje, kërkon të kompromentojë procesin zgjedhor dhe të mos lejojë, që edhe në Lazarat si në të gjithë Shqipërinë të zhvillohen këtë herë për herë të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Në kalendarin e fushatës socialiste kryesia ka vendosur datën 19 ditën kur kryetari Nano dhe kryeministri Meta, do të marrin pjesë në mitingun elektoral të socialistëve të Tropojës./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame