Ekspozitë fotografike për romët në Shqipëri – (9 Shtator 2000)


Ekspozitë fotografike për romët në Shqipëri – (9 Shtator 2000)

11:02 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komuniteti i romëve në këtë fushatë elektorale, paraqet një ekspozitë fotografike të jetës së fëmijëve romë. Kjo vjen si një mesazh për të gjithë shqiptarët dhe njerëzit që do të kandidojnë për pushtetin lokal. Çfarë do të bëhet për këtë minoritet? Kjo duhet të hyjë në premtimet e njerëzve që bëjnë fushatë. Në përurim të kësaj ekspozite merr pjesë edhe ambasadori amerikan Limpreht, i cili vlerëson punën dhe interesohet për jetesën e këtyre fëmijëve.

Autori i 40 fotografive është Mina Qirici, i cili ka dashur të sjellë në qendër të vëmendjes, problemet social-ekonomike të romëve të Shqipërisë. Në çdo foto sheh një copëz jete të tyre. Me financim të SOROS-it, kjo është ekspozita e dytë për këtë komunitet. Dy vite më parë protagonist ishin prindërit, ndërsa sivjet e ardhmja që do të trashëgojë kulturën rome.

Mesazhi i çdo fotoje është “romët duan hapësira kulturore, pa humbur identitetin e tyre”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme