OFL-ja zbarkon në Elbasan


OFL-ja zbarkon në Elbasan

11:53 24/08/2020

Operacioni Forca e Lgijit është ndalur në Elbasan këtë të hënë. Letra për vetëdeklarimin e pasurisë u ka shkuar katër personave të tjerë.

Ata janë: Afrim Tarelli, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Vangjel Kondili, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

Dashamir Bahidi,  i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Mehmet Shahini, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhej në njoftimin e OFL-së. /tvklan.al






Të ngjashme