Webcas, shërbimi më i ri që ofron Banka Amerikane e Shqipërise (8 Shtator 2000)
Për të lehtësuar transaksionet bankare, Banka Amerikane e Shqipërisë i ofron për herë të parë tregut financiar shqiptar, një paketë internet banking të quajtur Webcas. Kjo ka qenë tema e konferencës për shtyp që u mbajt sot në një nga ambientet e Bankës Amerikane të Shqipërisë në Tiranë. Ky produkt është një sistem i kryerjes së veprimeve me bankën në distancë i zhvilluar nga Iflex Solution, nje degë e “City Group” New York.
Webcas është një sistem i fuqishëm me një sërë karakterishtikash që i mundëson klientit të kryejë shumë nga veprimet me bankën nga shtëpia apo zyra e tyre pa vizituar bankën, të tilla si informim, kërkesë për llogari ndaj klientit, transfertë fondesh, kërkesë për lëshimin e një çeku bankar apo të një letër kredie./tvklan.al