Armatime të reja për forcat e Gardës së Republikës (8 Shtator 2000)
Çdo bodyguard tani do të ketë një armatim të tillë në vend të pistoletës apo të kallashnikovit. Një automatik i tillë është i manovrueshëm për të gjithë që ruajnë personalitete dhe dalin në publik. 100 mijë dollarë, kaq është vlera reale e armëve të dhuruara nga Turqia, Gardës së Republikës. Kjo është hera e parë që në ndihma të shumta logjistike arrijnë të përfitohen armë.
Ky është modeli i fundit i automatikut prodhuar nga NATO, tipi MP 5. Kjo sasi armatimi i modernizuar do të shërbëjë për ruajtjen e personaliteteve dhe kompanisë speciale të Gardës. Ceremonia e dorëzimit përveç komandantit të Forcave të Gardës, Arben Çuko, kishte të pranishëm ministrin e Rendit Spartak Poçi dhe Ambasadorin e Turqisë Okçun.
Kjo është pjesa e parë e ndihmës që kap 10% të fondit të caktuar nga shteti turk i cili do të vazhdojë të trajojë dhe sjellë mjete për Gardën e Republikës ku përveç bodyguardeve që do të pajisen me to, të parët që do të zëvendësojnë kallashnikovin do të jenë ruajtësit e ndërtesës së Kryeministrisë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti