Drejtori i policisë së Korçës premton rend e qetesi në fushatën zgjedhore – (9 Shtator 2000)


Drejtori i policisë së Korçës premton rend e qetesi në fushatën zgjedhore – (9 Shtator 2000)

13:12 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Drejtori i policisë së prefekturës së Korçës, premton për zhvillim normal të fushatës zgjedhore. Në këtë konferencë për shtyp, Sokol Çela, paralajmëroi se do të goditen ashpër veprimet e paligjshme, që do të pengojnë zhvillimin normal të fushatës.

Çela denoncoi një kryetar partie të Korçës, që ka ofruar tre elementë kriminal, duke u premtuar se në rast fitoreje do t’u japë grada e poste. Gjithashtu drejtori i policisë së Korçës, vërejti se dy incidente të vogla kanë dashur të prishin imazhin e paanshmërisë së policisë.

Sokol Çela, Drejtori i Policisë së Korçës:- “Këto fenomene, këto ngjarje janë vlerësuar nga ana e policisë së prefekturës, megjithëse janë raste të shkëputura. Janë vlerësuar për të mos u thelluar dhe në mënyrë që të parandalohen si fenomene e të bëhen objekt i punës së policisë dhe strukturave të tjera si gjykatë dhe prokurori”.

Nga ana tjetër Sokol Çela, vërejti se fushata nuk do të ndikojë në uljen e luftës kundër krimit, ndër të tjera këto ditë po vazhdon puna edhe për kapjen e rreth 150 kriminelëve, që janë dënuar në mungesë dhe janë shpallur në kërkim./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme