Havari për ndërtimet pa leje: Vera tjetër do të jetë ndryshe (8 Shtator 2000)
Qeveria u jep ultimatum të gjithë ndërtuesve pa leje që kanë ngritur lokale, pika karburanti, shtëpi pranë autostradave dhe rrugëve nacionae. Buzë këtyre rrugëve, ndërtimet janë jashtë rregullave të urbanistikës dhe më afër se 25 metra. Këto janë urdhëresat e Drejtorit të Policisë Ndërtimore i cili bën një përmbledhje të situatës ndërtimore jo ligjore në të gjithë vendin.
Deri tani janë bllokuar 8 subjekte që merrnin zhavor nga lumenjtë. Pas urës së Peshkatarit, mbetet ura e Rrogozhinës në rrezik. Ndërtimet pa leje kanë pushtuar dhe zonën e Bovillës duke shkaktuar dhe ndërhyrje në ujin e pijshëm. Kreu i Policisë Ndërtimore Havari ka premtuar ngritjen e grupeve të punës për të verifikuar në çdo qytet rastet e ndërhyrjes dhe se qendra e Tiranës, pra Parku Rinia që vazhdon të ketë kioska, verën e ardhshme nuk do t’i ketë më ato.
Unë mund të them vetëm kaq që verën e ardhshme, kryeqytetasit nuk do t’a kalojnë vapën në shkallët e Muzeut Kombëtar dhe tek Piramida, por do të qëndrojnë tek parku i tyre afër luleve dhe afër gjelbërimit. Për këtë jam i sigurtë, por kuptohet që kërkon investime për të hequr mbeturinat dhe kjo nuk është çeshtje e një dite, por kërkon një studim të hollësishëm që do t’a bëjë shteti./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti