Mbytet një pushues në det
Një pushues ka humbur jetën pasi është mbytur në det në plazhin e vjetër të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Viktima është i seksit mashkull i paidentifikuar ende.
Sipas policisë, dyshohet që viktima të ketë pësuar infarkt kur ka hyrë në det dhe ndërroi jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /tvklan.al