Besnik Mustafaj takim elektoral me ushtarakët në lirim – (9 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Besnik Mustafaji, ka ftuar sot në një takim ushtarakët e liruar të kryeqytetit. Iu kërkoj falje në emër të Partisë Demokratike, tha ai, për gabimet që mund të jenë bërë gjatë reformës kur qeveriste kjo parti. Sipas Mustafajit, reforma e bërë gjatë këtyre tre viteve të fundit nga koalicioni qeveritar, iu ka goditur qëllimisht për të shkatërruar ushtrinë shqiptare.
Besnik Mustafaj:- “Por detyrimi që ndjejmë ne para jush, e që do ta marrim fort parasysh kur të fitojmë zgjedhjet, shkon edhe më larg. Midis jush ka potenciale të konsiderueshme intelektuale e profesionale, midis jush ka inxhinier të fushave të ndryshme sociolog, ekonomist, historian të niveleve nga më të larta që ka Shqipëria. Kjo është një pasuri shumë e çmuar për Tiranën e që deri tani nuk është shfrytëzuar sa duhet”.
Mustafaji iu ka dhënë fjalën ushtarakëve të liruar se do të përpiqet për integrimin e tyre në strukturat e bashkisë sipas përvojave perëndimore./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego