Korçë, prindi shet vajzën për prostitucion – (10 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Komisariati i policisë së Korçës, zbulon një rast shitje të mishit të bardhë. Vajza të reja të shitura nga të afërmit e tyre për pak lekë kthehen në prostituta. Nevojat ekonomike, sqarojnë oficerët e policisë së Korçës, detyrojnë mjaft prindër të shesin vajzat e tyre. Rasti më i fundit është zbuluar nga policia e Korçës vetëm pak ditë më parë. Prindërit e saj e kanë shitur për 50 mijë lekë të reja tek Valiet Dushka, fierak që banon në Korçë.
Sipas marrëveshjes vajza do të shitej për të punuar si prostitutë në Itali. Valieti e ka dërguar në Elbasan për t’ia shitur një tregtari tjetër. Vajza e ka kuptuar pazarin, është arratisur dhe është kthyer në Korçë e ndjekur nga tutori i saj. Në bazë të informatave, policia i kapi dhe i arrestoi të dy./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj