“Për Durrësin”, afishohen posterat për kandidatin e Bashkisë Durrës, Arqile Goreja (11 Shtator 2000)


“Për Durrësin”, afishohen posterat për kandidatin e Bashkisë Durrës, Arqile Goreja (11 Shtator 2000)

11:27 11/09/2000

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit Arqile Goreja, afishoi sot posterat e tij për këtë fushatë zgjedhore. Herët në mëngjes në rrugët e qytetit ishin afishuar me dhjetëra postera të tillë, me sloganin “Për Durrësin.” Këto postera së bashku me disa shirita të verdhë lajmërojnë për takimin e nesërm, përgatisin për hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të PD-së në Durrës që do të organizohet në pallatin e sportit.

Duke patur parasysh fatin që pësuan posterat e PS-së dhe rivalit të tij Hoti, Partia Demokratike sëbashku me Gorenë kanë marrë masa duke përgatitur me qindra të tillë. Ne presim që dhe posterat tanë të grisen tha shefja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike të Durrësit, por do t’i zëvendësojmë ato menjëherë.

Ndërkohë në mure të qytetit, copa letrash të grisura dëshmojnë për posterat e dikurshme të Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme