Socialistët në fazën e dytë të fushatës elektorale – (10 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Socialistët janë hedhur në fazën e dytë të fushatës elektorale, duke i nxitur kandidatët për pushtetarë lokal të zhvillojnë kontakte direkt me zgjedhësit, për t’u shpjeguar konkretisht projektet e tyre. Në këtë fazë kandidatët do të mbështeten nga anëtarët e kryesisë socialiste, të cilët mbulojnë zonat sipas prejardhjes së tyre krahinore.
Kalendari i lëvizjes nëpër rrethe nëpër mitingjet elektorale në sheshe, pas datës 18 Shtator, do të saktësohet nesër paradite në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Socialist. Ndërkohë në fund të kësaj jave autobusët elektoral socialist, do të nisen drejt qyteteve kryesore të Shqipërisë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame