Fushata e kandidatëve për Bashkinë e Elbasanit – (10 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në Elbasan kandidatët për kryetar bashkie kanë nisur fazën e dytë të fushatës elektorale. Kandidati socialist Hysen Domi, ka organizuar një takim pune me kandidatët për kryetar të komunave dhe bashkive. Domi përsëriti objektivat e tij për një qytet me infrastrukturë të zhvilluar.
Rivali i socialdemokrat për bashkinë e Elbasanit Kadri Yshneri e ka mbështetur kryesisht programin elektoral në zgjidhjen e problemeve sociale. Yshneri ka përkrahjen e shoqatës së jetimëve dhe nënave të braktisura.
Albert Shopi kandidati republikan për bashkinë e Elbasanit, e ka cilësuar Elbasanin qytetin më të varfër të Shqipërisë. Rikthimi i pronave është objektivi kryesor i Shopit. Ai premtoi zbutje të varfërisë, të papunësisë, furnizim me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe pastrimin e qytetit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame