Përfundon shtëpia e parë e dëmtuar nga tërmeti


Përfundon shtëpia e parë e dëmtuar nga tërmeti

16:35 25/08/2020

Kryeministri Rama i dorëzoi çelësat familje Allaraj

Shtëpia e parë e rindërtuar pasi u rrafshua 9 muaj më parë nga tërmeti i 26 Nëntorit ka përfunduar. Çelësat i janë dorëzuar familjes Allaraj që banon në Farkë nga kryeministri.

Shtëpitë individuale, sipas kryebashkiakut Veliaj, në të gjithë bashkinë janë 871 dhe do të përfundojnë deri në Nëntor ndërsa javën e parë të Tetorit siguron se do të nisë puna për ndërtimin e pallateve të reja të dëmtuara.

Javën e ardhshme kryebashkiaku lajmëron se do të merret vendimi dhe për 11 shkollat që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë në të gjithë Bashkinë e Tiranës.

Tv Klan






Të ngjashme