Besnik Mustafaj i prezanton programin e tij elektoral Ambasadorit Limpreht (11 Shtator 2000)
Kandidati demokrat për kryetar bashkie Besnik Mustafaj është takuar me Ambasadorin Amerikan Limpreht. Për një orë, Mustafaj e ka njohur Limpreht me programin e tij si pretendent për të drejtur Bashkinë e Tiranës.
“Do të vazhdoj turin e takimeve diplomatike me disa nga drejtuesit e përfaqësive të akredituara në Tiranë dhe që janë të rëndësishme jo vetëm për bashkëpunimin me Tiranën në të ardhmen, por dhe për të gjithë Shqipërinë. Pretendohet të marr sigurinë sepse programi im është i drejtë dhe është shumë e rëndësishme sepse kështu fitoj kohë. Atë punë që duhet t’a bëj nesër kryetari i ardhshëm i bashkisë unë e bëj që tani dhe ju siguroj që do të ketë fryte shumë pozitive.”
Në parim ka marrë mbështetje nga kryetari demokrat i Diplomacisë Amerikane në Shqipëri shprehet Mustafai duke nguruar t’i përgjigjet pyetjes për ndonjë vërejtje të Limpreht për fushatën e Partisë Demokratike dhe qëndrimet politike gjatë saj./tvklan.al