Sali Berisha miting në Kavajë dhe Berat – (10 Shtator 2000)


Sali Berisha miting në Kavajë dhe Berat – (10 Shtator 2000)

21:44 10/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kërkuar gjatë një mitingu në sheshin kryesor të Kavajës, dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë. Ju, iu drejtua ai kavajasve, jeni qeveria, ju jeni pushteti.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Më 1 Tetor, ne ndahemi nga pushteti dhe simboli, ndahemi nga regjimi i kusarëve, ndahemi nga pushteti i banditëve”.

Fatos Nano vijoi më tej Berisha, po bën turneun e fundit, pasi më 2 Tetor do t’ia mbath së bashku me të tjerët. Ata do të largohen, tha ai dhe ne do të ndërtojmë shtetin ligjor, do të vendosim rendin, do të rrisim pagat dhe do të çrrënjosim korrupsionin e kusarëve. Zotohem këtu përpara jush, deklaroi Berisha, se edhe prapa diellit të shkojnë batharakët, pasuritë e vjedhura ne do t’ua gjejmë. Më pas kryetari i PD ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë së Kavajës, mjekun Islam Veliu. Në miting përshëndeti dhe përfaqësuesi i Partisë Popullore Austriake.

Përpara se të shkonte në Kavajë Berisha zhvilloi një miting elektoral edhe në  Berat.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Jo me Osumin, por me kusarët e tu dhe shtetin ligjor ti duhet të mendohesh mirë”.

Ai ka prezantuar dhe kandidatin për kryetar bashkie në këtë qytet Dhori Gjogu./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme