Përfshihet nga flakët gomonia
Një gomone është përfshirë nga flakët e zjarrit rreth orës 19:20 në Triport të Vlorës.
Sipas policisë, 57-vjeçari me iniciale A.B. ka tentuar të ndezë mjetin lundrues dhe për pasojë mori flakë.
Shkak, sipas hetimeve paraprake, ishte një defekt teknik i gomones. Nga zjarri mbeti i dëmtuar vetë 57-vjeçari.
Ai u dërgua në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore dhe më pas u transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë të specializuar. /tvklan.al