Momenti i sikletshëm kur Melania shmang puthjen me Donald Trump
Një moment i sikletshëm ka qenë ai mes Presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania në përfundim të fjalimit të saj në konventën e republikanëve për zgjedhjet presidenciale.
Sapo Melania përfundoi fjalimin, Trump u përkul për ta puthur, por pamjet tregojnë qartë se si Zonja e Parë e Amerikës, lëviz kokën në përpjekje për të shmangur një puthje në buzë nga bashkëshorti i saj.
Në vend të kësaj, Melania ktheu faqen. Pas këtij veprimi, komentet në Twitter ishin të menjëhershme.
“Melania kthen faqen kur Trump donte t’i jepte një puthje. As nuk e fshehu neverinë”, shkroi një ndjekës në Twitter.
Por kjo nuk është situata e parë e pakëndshme që çifti presidencial ka hasur. Javën e kaluar, Melania është vënë re teksa largon dorën nga Presidenti Trump. Situata të tilla të ngjashme ka pasur edhe herë të tjera në të kaluarën mes çiftit presidencial. /tvklan.al