Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 46-vjeçari
Një 46-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga nga autoritetet për dhunë në familje.
Mësohet se ai ka kërcënuar me thikë dhe ka kërcënuar me thikë gruan dhe vajzën e tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Informacioni i policisë:
Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, vihet në pranga 46-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.A., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajë bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al