“Gjirokastra do të ketë aeroportin e saj”, premtimet e kandidatëve të bashkisë (15 Shtator 2000)


“Gjirokastra do të ketë aeroportin e saj”, premtimet e kandidatëve të bashkisë (15 Shtator 2000)

11:44 15/09/2000

Aleancistët e Gjirokastrës njohin kandidatin për kryetar bashkie. Partia e Aleancës Demokratike ka paraqitur si kandidat mjekun Frederik Fico i cili premtoi se në programin e tij, do të ndryshojë Gjirokastrën. Do t’a bëjmë me aeroport, do të ngrejmë muzetë e zhdukura, një shkollë muzike dhe një qytet të pastër. Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, veçoi qetësinë e fushatës dhe u shpreh se do të zënë vendin që u takon në këto zgjedhje.

Po në Gjirokastër, në të njëjtën sallë, Partia e Ballit ka paraqitur kandidatin e saj për kre bashkie. Edhe ky me profesionin mjek. Nexhmo Beqiri paraqiti programin e tij elektoral. Ndërsa Shpëtim Roqi, i ftoi të gjithë të pranishmit të votojnë për kandidatin ballist. Përpara se të bëhej takimi i prezantimit të kandidatit, u bënë homazhe në varret e ballit në Grehat të Gjirokastrës./tvklan.al






Të ngjashme