Si e përballojnë shqiptarët rritjen e karburantit (15 Shtator 2000)
Këto protesta kanë ndodhur në Europë kur filloi të rritej çmimi i karburanteve. Kamionistët zunë rrugët sepse rritja bie mbi ta. Ndërsa në Shqipëri është krejtësisht ndryshe. Shoferët rrisin çmimin e biletave apo të transportit të cilat i paguajmë ne. Sot nafta kushtonte aq sa benzina 3 vite më parë. 1 litër naftë shkon nga 850 deri në 920 lekë. Rritja e arit të zi ka ndodhur nga luhatja në tregun ndërkombëtar.
Nën këtë logjikë ka kaluar dhe nafta e vendit e cila nga 600 lekë litri, tashmë shitet 750 lekë litri. Meqë paraja bëhet në kohë krizash, më të shkathëtit nuk e kanë lënë këtë rast t’u shpëtojë. As shteti nuk ka lënë që t’i shpëtojë rasti nga dora. Doganat shqiptare kanë rritur referencat, pra çmimin dysheme. Nga 250 dollarë për ton, refenca është shtuar dhe 30 dollarë duke shkuar në 280./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti