Intervistë me Arben Malaj për ngjarjet e 14 Shtatorit ’98 – (13 Shtator 2000)


Intervistë me Arben Malaj për ngjarjet e 14 Shtatorit ’98 – (13 Shtator 2000)

18:15 13/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ngjarjet e 13 dhe 14 Shtatorit 98, i kanë kushtuar rëndë shqiptarëve, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë ekonomik. Ish-ministri i Financave Arben Malaj shprehet se Berisha tashmë është i izoluar.

Arben Malaj:- “Ishte tepër e vështirë ta konceptosh që pas krizës të vitit 1997 me plagë ende të pashëruara, me institucione ende të pa ngritura tamam, me një ekonomi tërësisht të shkatërruar, opozita shqiptare të gjente një rrugë, që brenda një viti të krijonte një problem aq të rëndë, i cili mbi të gjitha ishte i rëndë politikisht dhe financiarisht. Ne kemi komunikuar atëherë edhe me publikun shqiptarë që nuk duhet t’i mbështesin krizat politike në vend, nuk duhet t’i mbështesin pjesë e tensioneve politike, në mënyrë që opozita shqiptare të mos të arrijë të dhunojë institucionet. Opinioni shqiptar duke parë ndër vite, e ka të qartë se kush i nxit krizat në vend. Tepër shqetësuese bëhet kjo kur shikon edhe mitingun e djeshëm të 12 Shtatorit, është normale që të protestohet është normale që të përkujtohet, por nuk është normale që të tentohen të dhunohen institucionet, apo nga tribuna publike me thirrje tepër të eksituara, të synohet që të krijohen të njëjtat ngjarje”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme