Bie nga pema, ndërron jetë 46-vjeçari
Shkëlqim Metkaj ishte punonjës i Drejtorisë të Bujqësisë
Një incident teksa po priste një pemë, i ka kushtuar jetën një 46-vjeçari në Berat.
Shkëlqim Metkaj, punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Berat, ka qenë duke prerë një pemë, kur është rrëzuar e për pasojë ka humbur jetën nga plagët e marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në vendin e quajtur Ura e Goricës.
Tv Klan