Sekretari i Ambsadës Amerikane takime në Elbasan – (14 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Situata zgjedhore në Shqipëri, po ndiqet me mjaft interes nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në vendin tonë. Sekretari politik i Ambasadës Amerikane, Tomas Jasgerti, ka qenë në qytetin e Elbasanit ku është takuar me përfaqësuesit e partive politike të këtij qyteti. Gjithashtu takime ai ka kryer edhe me kandidatët socialist dhe demokratë, për postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Ai është njohur nga afër me situatën zgjedhore, regjistrimet e qytetarëve dhe ka vëzhguar disa nga qendrat e votimit. Një takim të veçantë sekretari politik i Ambasadës Amerikane, ka pasur edhe me kryetarin e bashkisë Engjëll Dakli, drejtorin e policisë Koseni dhe përfaqësues të OSBE-së në qytetin e Elbasanit./tvklan.al