Sali Berisha: Unë nuk punë me asnjë, Fatos Nano do të ketë punë me ligjin (16 Shtator 2000)


Sali Berisha: Unë nuk punë me asnjë, Fatos Nano do të ketë punë me ligjin (16 Shtator 2000)

12:18 16/09/2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për shtyp, ka protestuar sot ndaj mbajtjes në burg të Kolonel Bishqemit. Sipas Berishës, Bishqemi nuk akuzohet më për vjedhjen e thesarit, por 4 ditë më parë i kanë komunikuar se mbahet në burg se i ka dhënë dokumente kryetarit të Partisë Demokratike. Ata tha Berisha lirua Besim Velinë, njeriun që ka pohuar se ka hapur dy herë me çelës derën e tunelit.

Berisha i ka kërkuar Prokurorisë të hapë çeshtjen e qeveritarëve. Ndërkohë i pyetur për deklaratën e kreut të socialistëve Fatos Nano se Berisha i ka punët vetëm me të, ai tha:

“Përgjigja ime është se nuk kam punë personale me asnjë politikan, por zotëria në fjalë ka punë të sigurta me ligjin. Për këtë unë nuk mund të kem asnjë qëllim tjetër. ai do të qartësohet me ligjin për shumë akuza që rëndojnë nga krimet më të rënda, tek anijet që shkarkojnë Gaz Demin e të tjerë me radhë.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme