Rifillimi i mësimit në rrezik
Sindikata e mësuesëve: Orët me nga 25 minuta, varfërim i dijeve
Drejtuesit e sindikatës së arsimit vënë në pikëpyetje fillimin e vitit të ri arsimor më 14 Shtator, nëse nuk ka shtesë fondi në buxhetin e shtetit për arsimin. Sipas zv.presindetit të sindikatës, duhet që mësuesve t’u krijohen disa kushte. Duke nisur nga testimi për covid në fillim të shkollës.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pak ditë më parë një urdhër për protokollet e sigurimit shëndetësor, ndërsa Ministria e Arsimit ka hartuar draftin për ndarjen e nxënësve në klasë, mënyrën e zhvillimit të orëve mësimore, dhe në shumë shkolla do të bëhet mësim me 4 turne.
Por për sindikatën, e cila mbronë të drejtat e arsimtarëve, turnet nuk janë zgjidhje. Ndërkohë që duhet të shtohen mësues për t’i përballuar.
Halilaj shprehet se arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar. Mësimi me 25 minuta është varfërim i dijeve. Institucionet shtetërore duhet të kishin përparuar me platformat për zhvillimin edhe të mësimit online.
Klan Plus