Kryebashkiaku Albert Brojka, dështon mbledhja e KRRT së Tiranës – (18 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Mospjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit, ka bërë që të dështojë sot mbledhja e radhës së këtij këshilli. Kështu e ka çelur konferencën për shtyp kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Albert Brojka. Sipas zotit Brojka, mosparaqitja e këtyre anëtarëve ka të bëjë me urdhrat që marrin këta të fundit nga pushtetarët qendror, për të penguar qëllimisht punën e bashkisë.
Më pas zoti Brojka tha, se ai dhe stafi që drejton do të marrin vendime deri ditën e fundit të mandatit, duke caktuar përsëri mbledhjen e KRT nesër. Gjithashtu në këtë konferencë për shtyp, kryetari i kësaj bashkie foli mbi punën e bërë, mbi aktet e dhunës dhe kufizimet e të drejtave të ligjshme të të zgjedhurve lokalë për mandatin e viteve 96-2000./tvklan.al