Demokratët këmbëngulin për manipulim të procesit zgjedhor – (18 Shtator 2000)


Demokratët këmbëngulin për manipulim të procesit zgjedhor – (18 Shtator 2000)

22:01 18/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Demokratët vazhdojnë të këmbëngulin se procesi zgjedhor është i manipuluar, duke deklaruar se i kanë faktuar edhe OSBE-së një gjë të tillë. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Tiranës, Vili Minarolli, ka një strukturë të caktuar në qeveri, ku hiqen e vihen emrat.

Vili Minarolli:- “Ku hiqen emra dhe vendosen emra të tjerë, disa prej tyre dhe emra fiktiv ose në disa lista emrat që figurojnë në dy ose tre lista. Për shembull, në bashkinë 3, janë bërë korrigjimet për 753 emra, në bashkinë 4 janë bërë regjistrime për 823 emra dhe janë bërë korrigjime për 570 emra”.

Ka shtesa, heqje dhe gabime në shkrimin e emrave, tha Minarolli. Lista me njerëzit e lënë jashtë është shumë e madhe. Partia Demokratike, ka protestuar sot ndaj mbylljes së qendrave të verifikimit, që sipas tyre u bllokuan nga komisionerët socialistë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme