Gruaja “mashtron” vdekjen (VIDEO)
Vetëm pak sekonda më shumë të kishte qëndruar në vend, historia do të fliste ndryshe. Mirëpo fati është gjëja më e mirë që mund t’i gjendet një njeriu.
Kështu ndodh me një grua në Australi. Ajo ka “mashtruar” vdekjen pasi një makinë u përplas në vendin ku po qëndronte. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur të gjithë momentin e tmerrshëm.
Gruaja, e identifikuar me emrin Karyn Johnson, po qëndronte në një stacion autobusi më 16 Gusht. Ajo sapo kishte vënë çantën në tokë dhe për një moment merr vendimin më të rëndësishëm të jetës edhe pse pa e ditur këtë.
Ajo largohet dhe vetëm 3 sekonda më vonë, një makinë del jashtë kontrollit dhe përplaset në stacionin e autobusit. Siç duket nga pamjet makina kalon mes përmes dhe përplas çantën, ndërsa Karyn nuk mund ta besojë se çfarë ka ndodhur.
“Çfarë përjetova sot nuk do ta harroj asnjëherë në jetën time”, tregoi ajo për mediat. /tvklan.al