Hoti: Njohja reciproke, tema e vetme e dialogut
Kryeministri i përgjigjet deklaratave të Vuçiç
Ndaj deklaratave të Presidentit serb, ka reaguar Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili thotë se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ndaj ai thekson se kjo do jetë kërkesa e vetme edhe në takimin e radhës që do mbahet në Uashington.
“Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cënuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës”, shkroi Hoti në Facebook.
Tv Klan