Sërish protesta masive në Bjellorusi


Sërish protesta masive në Bjellorusi

21:01 30/08/2020

Qindra mijëra qytetarë bjellorusë kanë dalë sërish në rrugët e Minskut për të protestuar kundër Presidenti Alexander Lukashenko.

Forca të shumta policore u angazhuan për t’u përballur me protestuesit. Ministria e Brendshme e Bjellorusisë deklaroi se ka arrestuar 140 persona.

Gjatë përballjeve me policisë, demonstruesit brohorisnin “turp” dhe “largohu” kundër Presidentit Lukashenko. Një numër i madh i protestuesve u bllokuan dhe u penguan nga policia që të mbërrinin në sheshin kryesor të Minskut për t’u bashkuar me pjesën tjetër të turmës.

Një grupim tjetër protestuesish ju drejtuan rezidencës presidenciale ku qëndron Presidenti Lukashenko. Forca të shumta policore dhe automjete që shpërndajnë turmën duke hedhur ujin ishin vendosur në zonë.

Por, nuk u shënua asnjë incident pasi protetuesit u larguan në mënyrë paqësore. Protesta pati edhe në qytete të tjera si Brest dhe Grodno. /tvklan.al






Të ngjashme