Montonin pompë uji në pus, asfiksohen dy persona


Montonin pompë uji në pus, asfiksohen dy persona

21:26 30/08/2020

Dy persona në Vlorë u asfiksuan nga gazi duke montuar një pompë uji në një pus.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Romës të Selenicës rreth orës 18:00.

Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, dy të lënduarit me iniciale B.Xh. dhe E.I. ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al






Të ngjashme