Kombëtarja nis përgatitjet për Ligën e Kombeve
Kishte më shumë se 1 vit pa e veshur fanelën e Kombëtares për shkak dëmtimi. Armando Sadiku rikthehet me ngjyrat kuqezi me 13 gola të shënuara në Spanjë.
“Për mua është si ushqimi goli. Me fanelën e Kombëtares është ndjenjë më e fortë. Do mundohemi të arrijmë rezultate”.
Pasi ka luajtur me përfaqësueset e moshave, ka qenë edhe kapiteni i Shpresave, Qazim Laçi që ka veshur për herë të parë fanelën e ekipit të parë. Tashmë shpreson në minutat e para me këtë skuadër.
Skuadra Kombëtare nisi sot përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Tv Klan