Nano e Berisha shmangin Tropojën në fushatë elektorale – (19 Shtator 2000)


Nano e Berisha shmangin Tropojën në fushatë elektorale – (19 Shtator 2000)

22:50 19/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Problemet e mëdha me rendin kanë mbajtur larg Tropojës në këtë fushatë elektorale, të dy liderët kryesor të politikës shqiptare, Fatos Nano e Sali Berisha. Megjithëse ishte deklaruar në fillim të fushatës se Nano e Berisha do të shkelnin nga veriu në jug, të gjitha qytetet kryesore të vendit, nga burime brenda dy partive mësohet se ata e kanë shmangur nga agjenda elektorale Tropojën.

Në dhjetë vitet e fundit, në këtë qytet janë shënuar 105 vrasje, ndërkohë që nuk ka munguar etiketimi politik për një pjesë të këtyre akteve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme