Pse duhet të konsumoni kërpudha?
Një imunitet i fortë dhe një shëndet i mirë i përgjithshëm është padyshim mjaft i rëndësishëm, sidomos në përballje me situatën që jemi duke kaluar si pasojë e Covid-19.
Kërpudhat konsiderohen mjaft të rëndësishme kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit.
Ato përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës B5, e cila ndihmon sistemin imunitar duke prodhuar dhe çliruar antitrupa.
Kërpudhat gjithashtu kanë aminoacide që ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imunitar. Njëkohësisht përmirësojnë edhe funksionimin më të mirë të mëlçisë, sidomos tek individët që vuajnë nga problemet e mëlçisë./tvklan.al