Shqipëria s’është në axhendën e zgjerimit?


Shqipëria s’është në axhendën e zgjerimit?

21:20 01/09/2020

Krerët e vendeve të rajonit flasin për anëtarësimin e Serbisë në BE

Edi Rama dhe Gent Cakaj kanë munguar në takimin rajonal të liderëve në Slloveni ku u fol për zgjerimin e BE-së me shtetet nga Ballkani Perëndimor. Dhe në fakt liderët e Kroacisë, Sllovenisë dhe Polonisë e harruan Shqipërinë kur folën për zgjerimin.

Madje Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se pa pranimin e Serbisë si anëtare e plotë e Bashkimit Evropian nuk mund të përfundojë procesi i ndërtimit e sigurisë në Evropë.

“Evropa është në telashe sepse duhet të rivendosë stabilitetin ekonomik për shkak të pandemisë me koronavirus. Brukseli duhet të kuptojë se nuk është më një lojtar kryesor në botë sepse tani janë Kina dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Orban.

Kryeministri Çek Andrej Babis tha se duhet që menjëherë të përfshijmë Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë në zonën Shengen.

“Ne duhet që menjëherë të përfshijmë Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë në zonën Shengen. Ne i premtuam mikut tonë Zoran Zaev se do të fillojmë negociatat e anëtarësimit ndaj duhet ta mbajmë fjalën. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria po mbrojnë kufijtë tanë shumë më mirë se disa kolegë të tjerë të Shengenit”.

Klan Plus






Të ngjashme