“Alegreto Albania”, koncerti që do të shoqërojë Shqipërinë dhe Europën për 8 muaj (21 Shtator 2000)
Në residencën e Ambasadës Italiane është organizuar një takim me rastin e hapjes së stinës koncertore, “Alegreto Albania”, një bashkëpunim italo-shqiptar. E iniciuar nga Ambasadori italian Mario Bova, nga Baroni Anjelo, Presidenti Icim dhe Luçia Neronini, drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. “Alegreto Albania” më në fund në Tiranë një stinë muzikore.
Prej datës 5 tetor 2000 në datën 15 maj 2001, me dy koncerte në muaj. Një takim pothuajse i përhershëm në çdo kryeqytet të Europës në Akademinë e Arteve të restauruar në mënyrë të përsosur. Artistët dhe grupet e ftuara i përkasin atij niveli të lartë artistik që Tirana për traditën e saj muzikore të njohur nga kritika ndërkombëtare meriton.
Në skenën e Akademisë së Arteve do të parakalojnë emra të njohur tashmë si mite. Do të shfaqen gjithashtu spektakle të këndshme dhe origjinale dhe nuk do të mungojnë dhe fituesit e çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora