Gati 3 paketa për nxitjen e punësimit


Gati 3 paketa për nxitjen e punësimit

16:30 02/09/2020

Denaj: Paguajmë disa paga për bizneset që rikthejnë punonjësit

Qeveria ka miratuar një paketë e cila synon të rikthejë në punë personat të cilët kanë mbetur të papunë për shkak të goditjeve që dha pandemia e Covid-19.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se programi ndahet në 3 kategori: te kategoria e parë shteti do të paguajë për dy muaj pagën minimale dhe kontributet shoqërore të punonjësve nëse ata rikthehen në punë për të paktën 4 muaj, për ata që do të rikthehen për 8 muaj, 4 muaj pagë dhe kontribute do të paguhen nga shteti, ndërsa për individët që lidhin kontratë 1 vjeçare, 100% të kontributeve shoqërore do të paguhen nga buxheti.

Të gjithë procesin e rekrutimit në këtë program do ta kryejë Agjencia Kombëtare e Punësimit. Paketa synon rritjen e punësimit dhe mbështetjen e biznesit që vuajti pasojat e mbylljes së aktivitetit ekonomik.

Për të njehsuar tregun e punës së Shqipërisë me atë të Kosovës, ministrja Anila Denaj priti një grup pune të udhëhequr nga ministri i Kosovës për Punët dhe Çështjet Sociale, Skënder Reçica.

Të dy grupet nisën punën për njehsimin e dokumentacionit për njohjen e arsimit profesional në të dy shtetet si dhe kontributeve shoqërore që paguajnë qytetarët e të dy vendeve, nëse punojnë në Shqipëri apo Kosovë.

Tv Klan






Të ngjashme