Banka Botërore projekt për reduktimin e varfërisë në Shqipëri – (22 Shtator 2000)


Banka Botërore projekt për reduktimin e varfërisë në Shqipëri – (22 Shtator 2000)

16:06 22/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

“Reduktimi i varfërisë në Shqipëri, mbetet një nga projektet ambicioze të Bankës Botërore, për këtë arsye qeveria është e angazhuar të hartojë strategjinë e reduktimit të varfërisë”. Kështu është shprehur Ministri i Financave Anastas Angjeli, i cili ka zhvilluar sot një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me pjesëmarrës të Bankës Botërore në Shqipëri, si dhe Institutit të Studimeve Zhvillimore Karter.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja nga afër me projektet dhe raportet e përpiluara nga Banka Botërore. Në këtë strategji përfshihen me projektet e tyre pesë ministri, Ministria e Bujqësisë, e Arsimit, e Shëndetësisë, e Transporteve dhe ajo e Pushtetit Lokal. Vëmendja qendrore e Ministrit të Financave Angjeli, ka qenë bashkëpunimi për projektin e buxhetit afatmesëm, për uljen e varfërisë në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme