Fushata e kadidatit të PS për bashkinë e Kavajës, Adhurim Cari – (22 Shtator 2000)


Fushata e kadidatit të PS për bashkinë e Kavajës, Adhurim Cari – (22 Shtator 2000)

20:33 22/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Takimet elektorale, kandidati për kryetar bashkie i PS në qytetin e Kavajës, mjeku Adhurim Cari, i ka vazhduar sot me zgjedhësit e lagjes nr.3 të këtij qyteti. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe sekretari për marrëdhëniet publike i PS Luan Rama. Kavaja, ka theksuar Rama, ka vuajtur më shumë se kushdo tjetër dhunën shtetërore të Berishës.

Luan Rama u është drejtuar banorëve të kësaj lagje, të besojnë dhe të votojnë për Partinë Socialiste, sepse qeveria dhe mazhoranca, socialiste do të zhvillojnë zgjedhje të lira edhe në Kavajë. Ju duhet të votoni, për kandidatin e PS, iu është drejtuar ai banorëve, sepse ai vjen nga shoqëria qytetare e Kavajës./tvklan.al






Të ngjashme