PD: Rama, armiku i bizneseve


PD: Rama, armiku i bizneseve

20:06 03/09/2020

“Taksidarët po terrorizojnë prodhuesit”

Partia Demokratike akuzon qeverinë se me anë të tatimorëve po terrorizon bizneset. Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji thotë se janë me dhjetëra denoncime në ditë nga përfaqësues të sipërmarrjes që faktojnë represionin e inspektorateve shtetërore.

“Armiku i vërtetë i biznesit është Edi Rama, njeriu që pasi ka zbrazur arkën e shtetit nga babëzia për të vjedhur taksat e shqiptarëve me koncesione dhe PPP., i është vërsulur bizneseve vendase. Ka lëshuar armatën e taksidarëve që kanë nisur terrorizimin e biznesit vendas, veçanërisht prodhues. Ata janë lëshuar si xhambazë anë e kënd vendit duke kërkuar me përdhunë taksa dhe duke kërcënuar me faliment ose gjoba të frikshme. “Parà ose faliment!” kjo është motoja e pandershme dhe mafioze që i ofrohet bizneseve nga xhambazët e rilindjes”.

Tv Klan






Të ngjashme