KQZ kërkon fonde shtesë për qendrat private të votimit – (26 Shtator 2000)


KQZ kërkon fonde shtesë për qendrat private të votimit – (26 Shtator 2000)

14:43 26/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kërkuar fonde shtesë nga qeveria, për pagesën e qirave të shtëpive private, të cilat më 1 Tetor, do të shërbejnë si qendra votimi. Janë 422 qendra votimi të tilla, por qeveria ka planifikuar pagesën prej 10 mijë lekësh të reja vetëm për 350 ambiente private.

Në të gjithë vendin është në fazën përfundimtare verifikimi i listave të votuesve. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar listat e vëzhguesve rreth 500 vendas dhe 170 të huaj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme