Karabinierët nuk e kishin harruar…
Policia në Itali ka arrestuar një shqiptar, i cili prej kohësh ishte në kërkim. Karabinierët e Njësisë së Hetimit në Fermo pas hetimeve të kryera kanë zbuluar vendndodhjen e shqiptarit, i identifikuar si E.L, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga prokuroria.
32-vjeçari ishte shpallur fajtor për trafik droge dhe për vjedhje, vepra penale të kryera në vitin 2015 dhe ishte dënuar nga gjykata në Fermo. Prangosja e tij është bërë herët në mëngjes, teksa ai kishte tentuar që të largohej me një makinë, por pasi kishte parë policët nuk kishte bërë rezistencë.
Pas arrestimit, atij iu bë dhe një kontroll në banesë ku iu gjetën dhe 250 gram kanabis sativa, materiale të tjera për paketimin e drogës, dy telefona celularë dhe sende të tjera.
Pas kryerjes së të gjitha procedurave hetimore, shqiptari u dërgua në burgun e Fermo për të vuajtur dënimin e mbetur me katër muaj burgim, dhe kundër tij është vendosur dhe një gjobë prej 6,000 €./tvklan.al