Pagesa edhe me favore seksuale në rrugë


Pagesa edhe me favore seksuale në rrugë

08:59 06/09/2020

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge. Mediat në Itali shkruajnë se shqiptarët ishin prej muajsh nën vëzhgimin e karabinierëve në Arezzo dhe kanë dokumentuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Po ashtu bëhet me dije se të arrestuarit trafikonin droga të forta si kokainë, por dhe marijuanë. Hetimet për shqiptarët nisën pak muaj më parë, kohë kur karabinierët vërejtën lëvizje të dyshimta në zonën e quajtur Vila Santa Margherita.

Policët kapën një prej shqiptarëve, 35 vjeç, të cilit në telefon i gjetën dhe telefonata me klientët. Dërgesat e drogës i bënte me biçikletë dhe takimet me blerësit i bënte në vende publike, si qendra tregtare dhe vend parkimet e makinave.

Në këtë kohë u arrestua dhe shqiptari tjetër, një 34-vjeçar i cili sërish përdorte telefonin e tij për të komunikuar me klientët dhe takimin me ta e bënte pranë fabrikave, në kafene dhe në parkingje.

Karabinierët pas hetimeve të shumta dhe vëzhgimeve për më shumë se tre muaj arritën që të prangosnin dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhet të ditur.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dhe krime të tjera, pasi një e re e varur nga droga ka dëshmuar para policëve se nuk i kishte paguar asnjëherë shqiptarët me para, por me favore seksuale, që i kryente edhe në rrugë.

Të dy shqiptarët tashmë janë dërguar në burg dhe do të përgjigjen në gjykatë për akuzat që janë ngritur kundër tyre./tvklan.al






Të ngjashme