A do ta njohë Serbia Kosovën?
Serbia dhe Kosova do të mund të kenë një marrëveshje finale në kuadër të Bashkimit Evropian. Por, ekspertët serbë thonë se kjo gjë nuk mund të pritet se do të ndodh shumë shpejtë dhe se mund të mos ketë njohje direkte të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Analisti Dushan Janjic, thotë se negociatat mund të sjellin edhe disa marrëveshje të reja. Por, njohja mund të jetë e pa shkruar.
“Të gjithë duhet të kuptojnë se duhet punuar në bazë të modelit amerikan, të vijnë deri tek zgjidhja në të cilën secili fiton diçka që e kënaq dhe jo në kompromis ku dikush është viktimë. Më realja është që BE-ja mund të siguroj dhe Serbia ta pranoj një zgjidhje që është njohje de facto”, thotë Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike.
Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë nuk ka zgjidhur përfundimisht problemin, por ka treguar se gjërat mund të zgjidhen më shpejtë. Ulësja në Kombet e Bashkuara mund të ketë dy rrugë.
“Nga tani Amerika do të ndihmoj që Kosova të mbledh sa më shumë vota dhe do të punoj me shtete me ndikim siç janë Greqia apo tani Izraeli nëse votohet në asamblenë e përgjithshme. Rruga e dytë do të ishte të tregtojë më Rusinë apo Kinën për anëtarësimin e Kosovës në OKB”, shprehet Janjic.
Serbët presin rezultate edhe nga takimet e Brukselit, por në asnjë moment nuk thonë se flitet për çështje politike apo pavarësinë.
Klan Plus