Postbllok me pagesë për të hyrë në Parkun e Dajtit (24 Shtator 2000)
Kjo është rruga që të çon në Dajt. Nga ana e asaj që shkon në Priskë e Martanesh është vendosur ky postbllok me pagesë. Tashmë të gjithë ata që duan të kalojnë një fundjavë në mal për të shkuar atje, u duhet të paguajnë një taksë simbolike. Në bazë të ligjit mbi policinë e shërbimit pyjor, hyrja në parqet bëhet me pagesë. Me një urdhëresë të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve, ky polic pyjor duhet të mbledhë për çdo makinë që kalon këtë tra 100 lekë për person ndërsa për furgona 150 lekë.
Autobusët dhe motorçikletat janë më të paktë që qarkullojnë. Kjo taksë është vendosur dy muaj më parë. Për të krijuar një fond në buxhetin e shtetit në mënyrë që me këto para, parkut t’i vendosen stola dhe të arrihet pastrimi i tij. Hamdi Mara, shef shërbimi në postobllok thotë se në ditë kalojnë pothuajse 50 veta dhe se të dielave ka më shumë popullim./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti