Teatri Metropol përfaqëson Shqipërinë në projektin AIDA


Teatri Metropol përfaqëson Shqipërinë në projektin AIDA

19:55 07/09/2020

Veliaj: Arti është ilaç ndaj përçarjeve që përcjell politika

Teatri i Metropolit është përzgjedhur të jetë pjesë e projektit AIDA, një nismë e përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë si ‘ilaç’ për vendet tona, si një vaksinë shpirtërore që na pajis me antitrupat ndaj virozave si populizmi, nacionalizmi, ndaj virozës së përçarjes dhe toksinave që sjellin në jetën tonë politika apo çështje të tjera

Për Kryebashkiakun e Tiranës, arti është një domosdoshmëri në shumë aspekte.

“Sot kemi nevojë të kurojmë zemrën, të kemi një antidotë ndaj politikave përçarëse, nacionaliste, edhe në Itali, edhe në Mal të Zi. Të mendosh që ende në vitin 2020 ka parti politike, si edhe në Shqipëri, në Itali apo në Mal të zi, që investohen në frymën e përçarjes! Misioni juaj nuk është vetëm bërja teatër, por është edhe krijimi i një antidoti ndaj kësaj politike përçarëse, për të treguar se bashkëpunimi është i mundshëm.

Nëpërmjet kësaj nisme të përbashkët synohet krijimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i një komuniteti artistik, përtej kufijve, në të gjithë rajonin e Adriatikut.

Tv Klan






Të ngjashme